Scholz u zgjodh zyrtarisht si kandidati i SPD për kancelar gjerman
Socialdemokratët gjermanë (SPD) konfirmuan sot kancelarin Olaf Scholz si kandidatin kryesor të partisë për zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Scholz u propozua si kandidat për kancelar nga ekzekutivi i partisë në fund të nëntorit pas një debati të ashpër, raportoi DPA.
Para kësaj, partia diskutoi publikisht për dy javë nëse ministri shumë më popullor i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të paraqitet si kandidat zëvendësues.
Pas humbjes së SDP-së në zgjedhjet evropiane të qershorit të kaluar, pozicioni i Scholz dhe partia u përballën me një goditje tjetër të rëndë me rënien e qeverisë së koalicionit gjerman në nëntor.
Ndryshe nga oferta e tij e parë për kancelar në 2021, Scholz nuk u zgjodh këtë herë me votim të fshehtë.