Në Kroaci është mbajtur heshtje zgjedhore para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të planifikuara për nesër. Sondazhet i japin përparësi presidentit aktual Zoran Milanovic, i cili po lufton për një mandat të dytë, para kundërshtarit të tij Dragan Primorac.
Sipas sondazhit të fundit të Air-te-el në prag të votimit, Milanoviç mbështetet nga 62,5 për qind e votuesve, ndërsa Primorac do të merrte 27,8 për qind të votave.
Vlerësimet e portalit e portaleve ne Kroaci janë se Milanoviç tani duhet të fitojë tetë për qind më shumë vota dhe Primorac shtatë për qind më pak se në dhjetor.
Në raundin e parë të mbajtur më 29 dhjetor, Milanović, kandidati i Partisë Socialdemokrate opozitare fitoi 49,7% të votave, ndërsa 19,6% e votuesve votuan për Primorac.








