Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak
Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak
Së paku 100 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një dasmë në veri të Irakut.
Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, kur shpërtheu zjarri mbrëmjen e 26 shtatorit. Ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin, por raportimet e para thonë se erdhi si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve. Agjencia zyrtare e lajmeve e Irakut, INA, raportoi se numri i të vdekurve ka arritur në 100 dhe se më shumë se 150 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të autoriteteve lokale në Nineveh.
Numri i viktimave u konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, Saif al-Badr. Badr tha se shumica e të lënduarve po trajtohen për djegie apo për mungesë të oksigjenit. Në një komunikatë për media, autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”.
Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato. Agjencia zyrtare e lajmeve e Irakut, INA, raportoi se numri i të vdekurve ka arritur në 100 dhe se më shumë se 150 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të autoriteteve lokale në Nineveh.
Numri i viktimave u konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, Saif al-Badr. Badr tha se shumica e të lënduarve po trajtohen për djegie apo për mungesë të oksigjenit. Në një komunikatë për media, autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”. Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato. /REL








