Së shpejti fillon mbledhja për zgjedhjen e drejtorit të ri të ASK-së

Së shpejti fillon mbledhja për zgjedhjen e drejtorit të ri të ASK-së

Në ora 14:00 fillon mbledhja me dyer të mbyllura për zgjedhjen e drejtorit të Ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Shumica e emrave të përfolur janë hedhur poshtë për shkak të ndasive që ka vetë partia në pushtet, LSDM, deri tani janë përfolur këta emra: Zoran Mackinovski, Zarko Milloshovski dhe Oliver Llukarevski.

Ndërkohë drejtori i deritanishëm Dimovski po largohet nga ASK-ja në krye të së cilës erdhi në vitin 2019. Po lë pas vetes mijëra kërkesa për shtetësi të panënshkruara, shumë institucione duke çaluar në procedura si pasojë e mungesës së certifikatave të sigurisë për të punësuarit dhe mbi gjitha, po e lë ASK-në pa objektin e ri i cili duhej të pavarësonte këtë institucion nga MPB-ja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button