Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot

Në Kosovë deputetët mblidhen sërish për vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre më 15 prill. Vazhdimi i seancës ndodh pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, iu drejtua me një letër presidentes Vjosa Osmani, duke i kërkuar sugjerime se si të veprohej pas ndërprerjes së seancës. E para e shtetit iu përgjigj brenda pak orësh, duke kërkuar që seanca të vazhdojë brenda 48 orëve pas ndërprerjes, ashtu siç parashihet në Rregulloren e Kuvendit. Më 15 prill, Kuvendi nuk arriti të kalonte pikën e parë, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Kjo, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje formale nga postet ekzekutive. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po atë ditë përmes një letre njoftoi Kuvendin se ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai tha se ai dhe Qeveria ishin në dorëheqje që nga 23 marsi – kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i ekzekutivit. Megjithatë, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, argumentuan se dorëheqjet është dashur të paraqiten më herët, në bazë të Ligjit për Qeverinë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button