Sebastian Fetel do të mungojë në garën e Bahreinit

Sebastian Fetel do të mungojë nga gara e parë e sezonit të ri në Formula 1, për shkak të “Covid-19”.

Piloti i “Aston Martin” rezultoi pozitiv në testin e fundit përpara garës për Çmimin e Madh të Bahreinit këtë fundjavë.

Zëvendësuesi i gjermanit do të jetë bashkëkombasi i tij Niko Hulkenberg, i cili ka rolin e pilotit rezervë për “Aston Martin”. Ai do të jetë në makinë duke filluar nga stërvitjet e lira e deri në garën e së dielës.

LEXO EDHE:

Back to top button