SASHK-u revoltohet për mos përfillje të kërkesave të tyre për rritjen e pagave në arsim, nuk përjashtohet protesta ose nisja e grevës

SASHK-u revoltohet për mos përfillje të kërkesave të tyre për rritjen e pagave në arsim, nuk përjashtohet protesta ose nisja e grevës

Gazetare: Melihate Rustemi

Në konferencën e sotme për media SASHK-u shprehu revoltën ndaj institucioneve përgjegjëse për mos përfillje të kërkesave të tyre për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, shkruan Alsat.

Sipas kreut të SASHK-ut, Jakim Nedellkov të shtunën do të bëhen të ditura konkluzionet e Këshillit të SASHK-ut për atë se si do të veprohet më tutje.

Nedellkov përsëriti se do të shfrytëzohen të gjitha format dhe mundësit që të punësuarit në arsim dhe kopsht të marrin paga në bazë të marrëveshjes kolektive.

Gjithashtu, Nedellkov tha se nuk përjashtohet edhe organizimi i një proteste të madhe ose nisje e grevës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button