Sebastian Haller: Hapi i parë përfundoi, falë mjekëve

Sebastien Haller rikthehet për të përditësuar fansat e tij në rrjetet sociale, dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testicular, që tronditi Borusia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti nga Ajaksi në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto të buzëqeshur nga shtrati i spitalit.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju bëja të ditur se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borusia Dortmundin dhe ekipin mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua! Një falënderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror në spital, për mbështetjen dhe vullnetin e mirë!”

Sipas “Bild”, në ditët në vijim, pasqyra klinike do të jetë më e qartë dhe mund të përcaktohen hapat e ardhshëm të mjekimit, si dhe kohët e rikuperimit. Borussia Dortmund, në shënimin e publikuar në rrjetet e veta sociale, theksoi se si në ditët në vijim do të zhvillohen ekzaminimet e mëtejshme në një qendër të specializuar mjekësore.

“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e lojtarit dhe familjes së tij, të mos bëhen pyetje. Sapo të kemi më shumë informacion, do t’ju njoftojmë në konsultim me lojtarin”.

 

Haller sapo ka nënshkruar me Borussia Dortmund si zëvendësues për Haaland, i cili i është bashkuar Manchester Cityt. Me 11 gola të shënuar në Ligwn e Kampionwve, ai përfundoi i treti në listën e golashënuesve më të mirë. Ndërkohë me Ajaks-in, ai ka grumbulluar 47 gola në 66 ndeshje, duke fituar dy kampionate radhazi dhe shpallur golashënuesi më i mirë i Eredivisie, edicionin e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button