Sedllovski: Nuk urova kundërshtarin, ishim më të mirë

Sedllovski: Nuk urova kundërshtarin, ishim më të mirë

Mbrëmë, skuadra e Shkupit u gjunjëzua përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen e fazës në grupe të Ligës së Konferencave Evropiane. Skuadra nga Kosova fitoi në stadiumin e qytetit me rezultatin 2 me 1. Lojtarët e Shkupit shënuan të parët në minutën e 19-të me golin e Adetunjit, por vetëm 4 minuta më vonë mysafirët barazuan me Albion Rahmanin. Më pas, në minutën e 67-të, Ballkani bëri një kthesë të plotë kur Meriton Korenica shënoi me një eurogol. Shkupi nuk arriti të barazojë deri në fund të ndeshjes duke pësuar një disfatë që e mban larg një renditje historike në fazën e grupeve. Trajneri i Shkupit Sedllovski tha se nuk mund ti uronte fitoren kundërshtarin pasi pretendon se ekipi I Shkupit ishte më i mire. Ndeshja e kthimit ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit do të luhet të enjten, më 25 gusht, në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button