Skuadra e FC Shkupit regjsitroi edhe një fitore tjetr, duke mundur Tikveshin me 3-2 dhe pas barazimit të Shkëndijës me Akademia Pandevin, skuadra nga Çairi ka 10 pikë epërsi në garën për kreun e Ligës së Parë.
Trajneri i FC Shkupit, Goce Sedloski u shpreh i lumtur për triumfin, por pranon se Tikveshi e ka vënë në vështirësi skuadrën e tij.
“Sigurisht që ka qenë një ndeshje e vështirë dhe sfiduese për ne, edhe pse kemi pasur gjithmonë një avantazh minimal. Krijuam shumë mundësi në pjesën e parë dhe u thashë djemve në dhomat e zhveshjes se duhet të jemi më të saktë para portës kundërshtare. Ata e bënë këtë duke shënuar golin e radhës. Por, ishte disi e pakujdesshme nga ana jonë kur pranuam atë gol, sepse nuk duhet t’i lejojmë vetes të pranojmë gola kaq lehtë në të ardhmen. Fitorja jonë është e merituar dhe jam i kënaqur me tre pikët e fituara, sepse këto fitore bëjnë diferencën në kampionat. Urime futbollistëve për punën dhe sakrificën e tyre”, tha Goce Sedloski.








