Sedloski: Pas sfidës në Shtip, pres një paraqitje të mirë në Çair

Kampioni i ri i Maqedonisë, skuadra e Shkupit në kuadër të xhiros së 31-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të takohet me skuadrën e Maqedonija Gjorçe Petrov. “Luanët” janë në një betejë të ngushtë për pozitën e dytë dhe të tretë, me Shkendijën dhe Akademia Pandevin, andaj janë shumë të motivuar për të arkëuar 3 pikë të në stadiumin në Çair.

Trajneri i FC Shkupit, Goce Sedloski beson se lojtarët e tij do të japin maksimumin, posaqërisht pas disfatës së rëndë në Shtip, kundër Bregallnicës me rezultat 4-1.

 

“Gjithsesi kemi respekt për kundërshtarin. Ata jorastësisht janë në arë për dalje në Evropë. Megjithatë, unë besoj te lojtarët e mi dhe se ata do të japin maksimumin. Pres që pas një dite të keqe në Shtip, të dëshmohen si profesionistë”, tha mes tjerash Sedloski.

Makedonija Gj.P., është në një pozitë të palakmueshme në betejën për një vend në garat e Ligës së Konferencës, pasi që kanë dy pikë më pak se Akadaemia Pandev dhe 3 pikë nga Shkendija.

LEXO EDHE:

Back to top button