Gjatë javës pritet të vazhdojnë bisedimet mes SASHKU-t dhe Qeverisë

Gjatë javës pritet të vazhdojnë bisedimet mes SASHKU-t dhe Qeverisë

Sot ka vazhduar procesi mësimor në shkolla. Këtë javë do të ketë bisedime të reja, por nuk dihet kur do të fillojnë. E vetmja gjë e sigurt është se të dyja palët hyjnë në formatin e ri të negociatave me argumentet e vjetra – pedagogët kërkojnë rritje 18.4% të pagave dhe rregullim gradual me rritjen e minimumit dhe qeveria mbetet në 12% të ofruara të fundit dhe K-15 nga viti i ardhshëm. Alsat tentoi të kontaktojë me përfaqësuesit e SASHK-ut dhe Ministrisë e Arsimit, por pa sukses. Sot nga VMRO-DPMNE-ja kërkuan që Qeveria ta informojë opinionin deri ku janë negociatat dhe çfarë është arritur. Të premten nxënësit u rikthyen në bankat e shkollave, pasi SASHK doli me qëndrim se në bazë të Ligjit për Zgjidhje të Kontesteve në Marrëdhënien e Punës duhet të arrihet marrëveshje brenda 20 ditësh, shkruan Alsat.

“Përgjigje për atë se deri ku janë negociatat me SASHK-un nuk ka akoma. Metodat e qeverisë u bënë të qarta që nga koha kur u vendos ndërmjetësuesi. Ndërmjetësuesi është person i punësuar në kabinetin e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Trençovska, dhe ai nuk mund të jetë palë e pavarur, kur një nga palët e prekura është qeveria, gjegjësisht Kovaçevski. Qeveria ja arriti qëllimit ta bëjë SASHK-un të varur kurse mësimdhënësit t’i degradojë dhe nënçmojë”, deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button