Seehofer: Në agjencitë gjermane të sigurisë dyshohet se punojnë 319 ekstremistë të djathtë

Ka 319 raste të dyshuara të ekstremizmit të krahut të djathtë në agjencitë gjermane të sigurisë midis viteve 2017 dhe 2020, sipas raportit të situatës të ekstremizmit të djathtë, të prezantuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer në Berlin.

Nga këto, 58 u identifikuan nga Entet Federale të Sigurisë, 44 nga Policia Federale dhe 6 nga Forcat Kundër Krimit.

Raste të izoluara janë raportuar gjithashtu në dogana, në shërbimet sekrete dhe ato të brendshme.

”Edhe nëse bëhet fjalë për numra shumë të vegjël krahasuar me punonjësit e organeve të ndryshme të oficerëve të sigurisë, njerëz të trajnuar në përdorimin e armëve, të cilët shndërrohen në ekstremistë përfaqësojnë një rrezik për shtetin”, vëren raporti i ministrit Seehofer.

LEXO EDHE:

Back to top button