”Agimi i Artë” shpallet fajtor për formimin e një organizate kriminale

Gjykata e Apelit e Athinës shpalli fajtore udhëheqjen e partisë së ekstremit të djathtë ”Agimi i Artë” me akuzën e formimit të një organizate kriminale, njoftoi transmetuesi shtetëror ERT.

”Gjykata e Apelit e Athinës e shpalli Giorgos Roupakias fajtor për të gjitha akuzat për vrasjen e Pavlos Fyssas, në gjyqin e partisë së ekstremit të djathtë ”Agimi i Artë”, njoftoi transmetuesi shtetëror ERT.

Leximi i vendimit mbi Agimin e Artë filloi në Gjykatën e Apelit në Athinë ku presidentja e gjykatës Maria Lepenioti filloi të lexonte emrat e të akuzuarve, transmeton ATSH.

Shumica e të pandehurve munguan, dhe vetëm 11 persona ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, asnjë nga udhëheqja e ”Agimit të Artë”. Gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë duke përfshirë vendosjen e distancave të sigurta për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Gazetarët u futën në një sallë të veçantë, ndërsa avokatët, të pandehurit dhe familjarët e reperit të vrarë antifashist, Pavlos Fyssas ishin në sallën e gjyqit.

LEXO EDHE:

Back to top button