Seferi: Jemi gati si grup të përballemi me çdo lloj kundërshtari

Taulant Seferi është një prej sulmuesve që ka marrë një ftesë nga Silvinjo për dy sfidat me Çekinë dhe Poloninë. Ish-sulmuesi i Tiranës do të tentojë të jetë protagonist në fushë dhe pse jo ta ndihmojë kombëtaren me gola.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka theksuar se të mbajë veshur këtë fanelë është krenari dhe se skuadra është gati për t’u përballur me çdo kundërshtarë.

“Ftesa për të përfaqësuar kombëtaren është ndjenja më e mirë që mund të përjetoj një futbollist. Veçanërisht jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje dhe shpresojmë që do t’i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Jemi gati si grup të përballemi me çdo lloj kundërshtari, trajneri Sylvinho ka sjell harmoni dhe po bën një punë të fortë dhe të palodhshme”, ka shkruar Seferi.

Kujotjmë se “kuqezinjtë” do të sfidojnë Çekinë në Pragë duke nisur që nga ora 20:45, ndërsa 3 ditë më pas pwrballet me Poloninë në “Air Albania”.

LEXO EDHE:

Back to top button