SEHA Liga nis më 17 dhe 21 dhjetor

Sezoni i ri në SEHA Ligën e hendbollit, do të nis më 21 dhjetor, me sfidën Eurofarm Pelister – Metaloplastika, ndërsa hapja zyrtare do të jetë katër ditë më vonë me përballjen Nekse-Vojvodina. Sipas mediave në Kroaci, Liga SEHA, nuk do të shpall kalendarin e garave për asnjë grupe, por do të përcjell marrëveshjet mes klubeve, e gjithë kjo për shkak të pandemisë “Covid 19” që anuloi një numër të madh të ndeshjeve.

Për këtë arsye skuadrat e Vardarit, PPD Zagreb dhe Meshkov Brest, do të zhvillojnë ndeshjet e anuluar të Ligës së Kampionëve dhe pastaj në muajin shkurt do të fillonin me sfidat e LIgës SEHA. Kujtojmë se skuadra e Vardarit është në grup me Neksen, Vojvodinën dhe Motor Zaporoxhjen, ndërsa Eurofarm Palisteri do të përballet me Metaloplastikën, Tatran Preshovin dhe PPD Zagrebin.

LEXO EDHE:

Back to top button