(FOTO) Zjarri shkrumbon një kamion në afërsi të Qarkores në Saraj

Para pak çastesh zjarri ka kapluar një kamion në afërsi të qarkores në Saraj. Siç mund të shihet nga fotografitë kamioni është kapluar tërësisht nga zjarri. Ndërkohë që nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëm material. Nuk ka informata nëse kamioni ishte i zbrazur apo i ngarkuar me mall.

 

Ne vendngjarje kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve dhe po merren me shuarjen e zjarrit.

Lajmi në përditësim…

LEXO EDHE:

Back to top button