Sejdini konfirmon: Angelovski, mbetet trajner i Maqedonisë

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, konfirmoi se Igor Angellovski do të drejtojë përfaqësuesen e Maqedonisë në Kampionatin Evropian. Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, konfirmoi marrëvshjen me Angellovskin, duke theksuar se ai ishte zgjedhja e parë.

“Lehtë erdhëm deri te marrëveshja pasi që  dy anët palët kishin disponim pozitiv. Besoj se Maqedonia do të tregojë fytyrën e vertëte në Evropian, ndërsa futbollistët do të kanë motiv shtesë për fitoret e reja,” ka thënë Sejdini për faqen zyrtare të FFM-së.

Ndërkohë trajneri Angelovski beson në rezultate të reja pozitive.

“Besoj se së bashku do të gëzohemi për fitoret e reja dhe të gjithë do të festojmë së bashku në qytetet tonë në Maqedoni,” tha në prononcimin e parë trajneri Angellovski.

FFM nuk jep detaje për kohëzgjatjen e bashkëpunimit me Angelovski, ndërsa disa media raportojnë se ajo është deri në fund të Evropianit 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button