Sejdini: Pas Vitit të Ri, bisedojmë me Angellovskin

Numri një i futbollit vendor, Muhamed Sejdini, në emisionin “Magazina” u shpreh se pas Vitit të Ri, do të ulen që të bisedojnë me Igor Angellovskin, kontrata e të cilit skadon më 31 dhjetor të vitit 2020.

Kontrata e Igor Angellovskit skadon me 31 dhjetor. Praktikë është që të bisedohet për vazhdimin e saj pasi e njëjta të skadojë, ashtu që me të do të bisedojmë vetëm pas Vitit të ri” – u shpreh Kryetari i Federatës së futbollit, Muhamed Sejdini.

Maqedonia nën drejtimin e Angellovskit arriti suksesin më të madh historik, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian. Kujtojmë se Maqedonia se ndeshjet e saj do ti zhvillojë në Bukuresht dhe Amsterdam, përball kombëtareve të Rumanisë, Ukrainës dhe Holandës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button