Sekuestrohen mbi 100 kg lëndë narkotike në Greqi, arrestohet shqiptari dhe dy efektivë policie

Sekuestrohen mbi 100 kg lëndë narkotike në Greqi, arrestohet shqiptari dhe dy efektivë policie

Dy policë grekë kanë rënë në prangat e policisë nga autoritetet vendase në zonën e Igumenicës. Efektivët u ndaluan për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës në bashkëpunim me një shtetas shqiptar.

Mbremjën e së enjtes, automjeti zyrtar i kryepolicit nuk iu bind urdhrit të patrullës në terren për të ndaluar. Pas një ndjekje disa minuta mjeti ndaloi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me tre makina të parkuara në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ishte një kryepolic grek 41 vjeçar, pjesë e Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.

Kryepolici ndodhej në makinën zyrtare me një 41-vjeçar shqiptar. Pas kontrollit të imtësishëm, brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.

Në momentin e arrestimit, 41 -vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një koleg 50-vjeçar, i cili gjithashtu shërben në sektorin e antidrogës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button