Sekuestrohen shumë armë në Suharekë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Suharekë, për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij e cila është bërë me urdhëresën e gjykatës janë gjetur dhe janë sekuestruar një numër i madh armësh.

Sipas Policisë, në shtëpinë e tij janë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë, dy pushkë të gjuetisë, një pistoletë ajrore me 300 copë 17 fishekë të pushkës së gjuetisë cal. 12 GA, 27 fishekë kal.7.62 mm, disa pjesë të pistoletës ajrore, dy rrethatorë për vendosjen e diabollave dhe një mbajtëse e fishekëve të pushkës së gjuetisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:

Back to top button