Sela flet për koalicionin me VMRO/DPMNE: Unë nuk kam fal njeri, thjeshtë kemi bërë një bashkëpunim

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, ka folur në lidhje me koalicionin që kanë bërë me VMRO-DPMNE-në.

Ai ka thënë se nuk ka fal njeri, dhe thotë se thjeshtë kanë bërë një bashkëpunim, duke marr shkas këtu nga rasti i 27 prillit 2017-të.

Tutje, Sela në “Magazina Ekonomike” ka thënë se të jesh lider duhet të marrëvesh vendim dhe të përballesh me to, derisa ka theksuar se është devijuar ideologjia e 2017-ës, shkruan Alsat.

“Unë nuk kam fal njeri, thjeshtë kemi bërë një bashkëpunim. Të jesh lider duhet të marrëvesh vendime dhe të përballesh me pasojat. Unë nuk jam nga ata kryetarët që i nxjerr njerëzit në garë dhe ua përgatis humbjen. Unë i nxjerr njerëzit në garë dhe ua përgatis terenin e fitores”, ka thënë ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button