Sela: Demokracia është e kushtëzuar nga shantazhi dhe kërcënimi që bën partia në pushtet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i ftuar sonte në emisionin “Magazina Ekonomike”, ka folur në lidhje me sondazhet dhe përqindjen që partia e tij bashkë me koalicionin që ata kanë me Alternativën, po i radhisin në këto zgjedhje.

Sela ka thënë se ASH/Alternativa janë përpara BDI-së, në pjesën më të madhe të komunave, derisa ka theksuar se ato anketa që i nxjerrin barazim ata dhe BDI-në, është një sinjal alarmi për partinë në pushtet, pasi që, sipas tij ka persona që nuk deklarohen për shkak të frikës dhe shantazhit, shkruan Alsat.

“Ne jetojmë në një shoqëri e cila nuk ka demokraci të konsoliduar, ku dekmokracia është e kushtëzuar nga shantazhi dhe kërcënimi që bënë partia në pushtet, dhe natyrisht nëse e shihni pjesën e njerëzve të cilët nuk deklarohen, ajo pjesë do ta dënojë partinë në pushtet, pasi që, ata njerëz janë të frikësuar natyrisht”, tha Sela./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button