Sela: Mazhoranca e ka për detyrë të sigurojë shumicën, ne do të mbështesim ligjet që janë në favor të qytetarëve

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në emisionin e sontëm “360 gradë”, deklaroi se është detyrë dhe obligim i mazhorancës që të siguroj shumicën, gjegjësisht kuorumin. Megjithatë Sela tha se deputetët e koalicionit ASH-AAA gjithmonë kur kanë vlerësuar se bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, kanë marrë pjesë në seancë dhe kanë mundësuar miratimin e ligjeve në fjalë.

- Advertisment -

Shumica ka për detyrë të sigurojë shumicë, ne nga ana tjetër jemi sjellë goxha konstruktiv sa herë që ka qenë e nevojshme për vendime të cilat vlerësojmë që duhet që qytetarët të përfitojnë, qoftë nga masat me rastin  krizës, qoftë me ribalancin e buxhetit, etj. Sa herë që ka pasur nevojë për gjëra të tilla ne kemi qenë aty si parti politike për të krijuar mundësinë e votimit me prezencë 61 që të mundësojmë të kalojnë si rebalanci i buxhetit dhe gjera të tjera”, tha Zijadin Sela në emisionin e sontëm 360 gradë.

LEXO EDHE:

Back to top button