Sela: Qeveria në raport me kontestin me Bullgarinë ka pasur qasja të gabuar

Sela: Qeveria në raport me kontestin me Bullgarinë ka pasur qasja të gabuar

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se nuk mund të flet mbi propozimin francez për aq kohë sa nuk e ka parë si duket në letër propozimi. Sela akuzoi Qeverinë se në raport me kontestin me Bullgarinë ka pasur qasja të gabuar. Duke folur për kërkesat bullgare, Sela tha se po aq fyese sa kërkesa bullgare për gjuhën maqedonase është edhe përcaktimit prej 20 për qind për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

“Qasja të cilën e ka pas Qeveria ne zgjidhjen e problemit me Bullgarinë ka qenë tërësisht i gabuar. Nuk mund të marrësh legjitimitet dhe të fshihesh pas komisionit historik. As nuk mund të pretendosh që çështjet bilaterale t’i zgjedhin shkencëtarët. Shkenca merret me fakte, ndërsa kompromisin e sjell politika. Neve prej në fillim jemi deklaruar si ASH që po në preambulë duhet të jenë bullgarët”, deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button