Selmani has në dyer të mbyllura të OSBE-së, e akuzon për shkelje të drejtave dhe lirive të qytetarëve

Selmani has në dyer të mbyllura të OSBE-së, e akuzon për shkelje të drejtave dhe lirive të qytetarëve

Profesori universitar Bashkim Selmani, vajza e të cilit u kafshua nga qentë endacakë javë më parë, ka tentuar sot të dorëzoj ankesën dhe sugjerimet për eliminimin e këtij problemi, edhe në zyrat e OSBE-së në Tetovë, por, sipas Selmanit, të njëjtat nuk i kanë hapur derën për ta pranuar ankesën e tij. Selmani ankohet se me këtë veprim, OSBE zyra në Tetovë, po shkel liritë dhe të drejtat e qytetarëve, ndërsa rikujton OSBE-në, se, cili është misioni i tyre në shtetin tonë. Edhe pse në OSBE nuk hasi në derë të hapur, Selmani thotë se nuk do të ndalojë këtu, por ankesën dhe rekomandimet e tij, do t`i dorëzojë edhe tek kryeministri dhe kryetari i parlamentit, ndërsa brenda javës, paralajmëron edhe protestë në sheshin e Tetovës.
“Fatkeqësisht hasa në një padrejtësi të papritur. As që e mendova se mund të ndodh këtu. Pra mu refuzua e drejta e parashtrimit të kësaj shkrese, pra nuk ma pranojnë. Fatkeqësisht kjo e drejtë na u kufizua nga ana e këtij organi dhe po paraqesim revoltën tonë se kjo ngjarje qenka më e thellë nga se pretendojnë qytetarët. Sqarimi i tyre ishte jashtëzakonisht jo etik jo profesional dhe jo ndërkombëtar”, tha Bashkim Selmani.

LEXO EDHE:

Back to top button