Selmani: Qeveria aktuale në 100 ditshin e parë ishte e çorientuar

Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në përpjekje për të zgjidhur çështjet siç janë kontesti me Bullgarinë dhe integrimi, sikur harroi brengat dhe hallet e qytetarëve brenda vendit. Kështu u shpreh në emisioni e sontëm “Rruga drejt…”, profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit është për tu vlerësuar vullneti i mirë i qeverisë për të zgjidhur çështjet e lartpërmendura, por assesi nuk mund të falet lënia pas dore e interesave jetike të qytetarëve që ndërlidhen me funksionimin e sistemit shëndetësorë, ekonomik e arsimorë.

Është fakt se tanimë Maqedonia e Veriut ka krijuar një qeveri ose bartja nga një qeveri në një qeveri tjetër gjithmonë shpresat e qytetarëve janë shumë të larta për zgjidhjen e këtyre çështjeve që kanë të bëjnë me karakterin ekonomik. Por në rast se bëhet fjalë për efikasitetin e kësaj qeverie, kjo qeveri ka një çështje që është për ta vlerësuar, e para është vullneti i mirë i saj për të zgjidhu çështjet. Mirëpo nëse realizohet veprimi i saj në këtë 100 ditësh duket sikur më shumë është e çorientuar. Në 100 ditshin aktual, kjo qeveri jo vetëm që është e çorientuar në krahasim me funksionin paraprak, por tash sikur është e interesuar që të kthehet vetëm në problemet ndërkombëtare duke harruar hallet dhe brengat e qytetarëve”, tha Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit edhe opozita duhet të ndërroj mentalitet në funksionimin e saj, sepse nuk mund të bllokoj çështjet që prekin drejtpërsëdrejti çështjen e qytetarëve.

Nuk mund të bllokohet kuvendi,  nuk mund të bllokohen të gjitha ngjarjet të cilat kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me interesin e qytetarëve. Të them të drejtën po të kishim gjykata të pavarura në këtë rast edhe pozita edhe opozita do të bartnin një lloj përgjegjësie për vdekshmërinë e qytetarëve, për shërbimet joadekuate nëpër spitale”, tha Selmani.

LEXO EDHE:

Back to top button