Sëmundja e sheqerit dhe agjërimi gjatë Ramazanit

Sëmundja e sheqerit dhe agjërimi gjatë Ramazanit

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit për besimtarët e fesë Islame është një prej 5 ritualeve të shenjta. Pacientët me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore gjatë Ramazanit dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë

Në mesin e mjaft sëmundjeve të cilat e rrezikojnë shëndetin gjatë agjërimit është edhe sëmundja e sheqerit, por jo të gjithë pacientët me këtë sëmundje kanë rrezik të njëjtë. Prandaj ekzistojnë përjashtime të cilat kanë si diferencim kontrollin e mirë ose jo të sëmundjes si dhe llojin e kësaj sëmundje.

Pacientët me tip 1 të sëmundjes të cilën ekskluzivisht trajtohen vetëm me insulinë e rekomandueshme është që të mos agjërojnë si dhe ata të cilët kanë komplikime serioze kronike, si ato kardiake dhe të veshkave, si dhe pacientët të cilët kanë episode të shpeshta të rënies së sheqerit në gjak ose rritjes së tij apo kanë komplikime akute të sëmundjes.

Nëse pacientët me sëmundje të sheqerit insistojnë të agjërojnë atëherë ata duhet të:

– marrin edukim të strukturuar për sëmundjen e sheqerit, ushqimin dhe aktivitetin fizik
– të përcillen nga mjeku i specializuar për diabet-endokrinologu/diabetologu
– të matin rregullisht glikeminë në gjak, gjatë kohës së agjërimit
– të përshtatin trajtimin sipas rekomandimeve të mjekut
– të ndërprenë agjërimin në rast të hipoglikemive ose hiperglikemive ose të gjendjeve tjera shëndetësore

Gjendjet tjera të pacientëve me sëmundje të sheqerit, por që kanë kontroll të mirë të sëmundjes dhe trajtohen me barna siç janë ata me tipin 2 të sëmundjes së sheqerit dhe pa komplikime, mund të agjërojnë por duhet të bëjnë disa ndryshime në trajtim dhe duhet të ndjekin këshillat e mjekëve lidhur me ushqimet, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në terapi.

LEXO EDHE:

Back to top button