Bajerni shkarkon Nagelsmanin, ja kush e zëvendëson

Zhvillim i papritur te Bajerni i Munihut, Sipas “Bild”, klubi bavarez ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsman me efekt të menjëhershëm. Ai nuk do të jetë në krye kur skuadra të përballet me Borusia Dortmundin, pas ndeshjeve të kombëtareve. Tomas Tuchel është favorit për ta zëvendësuar. I raportuar për herë të parë nga gazetari italian, Fabrizio Romano, ky lajm ka zënë në befasi të gjithë fansat e kampionëve të Gjermanisë.

Nuk kishte indikacione që sugjeronin se Nagelsmann ishte duke u larguar. Tomas Tushel tashmë është në bisedime për t’u bërë trajneri i ri i Bajernit. Kjo ishte e gjitha në raportin fillestar të Fabrizios dhe po vërtetohet nga mediet në të gjithë Gjermaninë.

Pyetja që shtrohet tani është pse po ndodh tani? Nëse Bajerni do të kishte humbur ndaj PSZH-së, atëherë ndoshta do të kishte kuptim. Shkarkimi i Nagelsmannit duket shumë i çuditshëm. Ndoshta diçka e rëndë ka ndodhur në prapaskenë.

LEXO EDHE:

Back to top button