Pesë skuadrat që përfitojnë më shumë nga shitja e futbollistëve

Në pesë vitet e fundit, Premier Liga është shfaqur si kampionati me kapacitetin më ekonomik për të shpenzuar shumë në tregjet e transfertave. Megjithatë, ka një seksion në të cilin ajo nuk bie në sy: ai i përfitimeve. Shqyrtojmë skuadrat që kanë grumbulluar më shumë para që nga vera para sezonit 2017-2018, duke marrë parasysh të ardhurat dhe kostot. Në vendin e parë renditet skuadra portugeze e Benfikës, para Ajaksit dhe Olimpik Lionit.

1. Benfika – 480 milionë euro fitim


Shitjet si ajo e Zhoao Feliks te Atletiko Madrid për 120 milionë euro apo ajo e Enzo Fernandez te Çellsi për 121 milionë e kanë vendosur skuadrën portugeze në krye. 360.96 milionë euro është shuma e shpenzuar në pesë vitet e fundit, ndërsa ajo e të ardhurave arrin në 839.59 milionë euro, që përfaqëson një fitim prej 478.63 milionë euro.

2.Ajaksi – 360 milionë euro fitim

Pas Benfika-s shfaqet një nga akademitë më të frytshme të të rinjve në Evropë: Ajaksi i Amsterdamit. E rrallë është vera në të cilën skuadra holandeze nuk bën një shitje të madhe, çka nënkupton një fitim prej 359.72 milionë euro që nga viti 2017. Padyshim, puna kryesore që bëhet në klubin historik, që lindi Johan Krojf, është të prodhojë talente.

3.Olimpik Lion – 272 milionë euro fitim
Olimpik Lion plotëson podiumin, me një fitim prej 272.46 milionë euro. Skuadra franceze shpenzoi 322.56 milionë euro, por arkëtoi 595.02 milionë nga vera e vitit 2017 deri më tani. Shitjet më të mëdha në këtë periudhë ishin ato të Tanguj Ndombélé (tek Totenhami për 62 milionë), Aleksander Lakazet (tek Arsenal për 53 milionë) dhe Ferland Mendi (te Real Madridi për 48 milionë).

4.Salzburgu – 267 milionë euro fitim

Edhe austriakët kanë arritur t’i pasurojnë arkat e tyre. Ata shquhen në vendin e tyre, por nuk e kanë mbaruar kapërcimin në Europë, megjithëse duket se kanë para me bollëk. Shitja më e famshme është ajo e Erling Haaland te Borussia Dortmund për 20 milionë euro.

5. Lille – 257 milionë euro fitim

Francezja e dytë në këtë listë mbyll “kuintetin”. Pa shkuar më tej, verën e kaluar shiti Sven Botman te Njukasëll (37 milionë euro) dhe Amadou Onana tek Everton (35 milionë). Megjithatë, Lille ende nuk po bën dot hap përpara në Evropë.

 

Asnjë nga 10 skuadrat që kryesojnë këtë listë nuk është nga La Liga. Spanja ka qenë gjithmonë një ligë blerëse më shumë se shitëse, megjithëse kjo nuk do të thotë se nuk ka kryer operacione të mëdha daljeje.

LEXO EDHE:

Back to top button