Sëmuret presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka anuluar takimet e sotme me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd. Lajmin e ka bërë të ditur Suzana Vasiljevic, këshilltare për media e Presidentit të Serbisë.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte i mirë, kurse Ursula von der Leyen [Presidentja e Komisionit Evropian] arrin nesër mbrëma, kurse pasnesër bashkë me të jemi në Nish, ku do të shënojmë fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor. Pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të pushonte pak. Kështu që ne vendosëm, respektivisht mjekët i sugjeruan që ai të pushojë për një kohë dhe të bëjë një pushim”, tha Vasiljeviq në emisionin e mbrëmjes në Euronews.sr.

E pyetur nëse ka vend për shqetësim, ajo tha se shpreson që gjithçka do të jetë në rregull. “Është vetëm çështje lodhjeje”, tha këshilltarja e presidentit. Sipas Vasiljeviqit, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën.

Është anuluar edhe fjalimi i paralajmëruar i Vuçiqit në konferencën dy -ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së” në Novi Sad.

LEXO EDHE:

Back to top button