Serbët në veri sulmojmë policët gjatë daljes nga një barnatore

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion kundër mallrave të kontrabanduara.

- Advertisements -

Ky aksion është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe në veri të vendit.

Gjatë zhvillimit të aksionit në veri të vendit, Policia ka hasur në rezistencë nga serbët lokalë të cilët kanë bllokuar rrugët dhe gjithashtu kanë sulmuar pjesëtarët e policisë me gurë.

Në një video të publikuar nga “Radio Kontkat Plus”, shihet momenti kur serbët lokalë sulmojnë zyrtarët e Njësisë Speciale pasi dalin nga një barnatore në të cilën kishin hyrë për të konfiskuar mallrat e kontrabanduara.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

LEXO EDHE:

Back to top button