Serbi, Bërnabiq mandatohet për kryeministre
Serbi, Bërnabiq mandatohet për kryeministre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se propozon Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë. Vuçiq tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar. Ai tha se Bërnabiq nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë dhe paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe. Megjithatë, presidenti serb nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të ketë në Qeverinë serbe. Bërnabiq ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe. Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës. Partia Përparimtare Serbe së bashku me partneren e saj tradicionale, Partinë Socialiste të Serbisë, kanë shumicën në Kuvend. Vuçiq tha se ai pret që Qeveria të formohet në 20 ditët e ardhshme.