Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton drithëra

Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton drithëra

Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion ton produkte bujqësore përmes detit gjatë muajit të fundit. Eksportet e drithërave përmes Detit të Zi u ndërprenë pak pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në korrik, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për rinisjen e eksporteve. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara. Qëkur ka hyrë në fuqi marrëveshja, 44 anije janë larguar nga portet ukrainase dhe kanë dërguar produkte në 15 shtete të huaja.

Ukraina thotë se nga shtatori mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra Më herët gjatë këtij muaji, kreu i programit për ushqim në botë i OKB-së paralajmëroi se edhe pas rinisjes së eksporteve nga Ukraina “ne presim që kriza botërore me ushqim të zgjasë edhe për të paktën një vit”. Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha në botë të produkteve bujqësore. Ndalimi i eksporteve të drithërave ukrainase rriti çmimet globale në botë dhe rriti frikën se disa shtete do të përballen me uri.

 

LEXO EDHE:

Back to top button