Fansi nxjerr në shtitje ajrin e këngëtares

Fansi nxjerr në shtitje ajrin e këngëtares

Një fans i këngëtares me famë botërore, Billie Eilish ka nxjerrë në shitje ajrin nga një prej koncerteve të saj. Adhuruesi nga Singapori mbushi një qese të vogël me ajër, duke e nxjerrë në shitje për më shumë se 10 mijë dollarë. Shitësi anonim e përshkruan artikullin si “shumë të rrallë”.

Shitësi thotë se artikulli do të “mbahej në një enë hermetike pas marrjes për të parandaluar rrjedhjen”. “Unë qëndrova në pjesën e përparme dhe arrita të fus ajrin në plastikë gjatë koncertit. Për ata që humbën koncertin mund ta blini. Ajër shumë i rrallë”, thotë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button