Serbi/ Nga mesnata fillon heshtja zgjedhore
Serbi/ Nga mesnata fillon heshtja zgjedhore
Në Serbi nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të rregullta presidenciale dhe të rregullta lokale për Qytetin e Beogradit dhe 12 vetqeverisje lokale, e cila do të zgjat deri të dielën, 3 prill, deri ora 20, kur mbyllen vendvotimet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Gjatë heshtjes zgjedhore ndalohet propaganda zgjedhore, mbajtja e tubimeve parazgjedhore në vendet publike dhe publikimi i vlerësimeve për rezultatet zgjedhore.
Në zgjedhjet parlamentare, sipas sistemit proporcional, për Kuvedin popullor të Republikës së Serbisë zgjedhen 250 deputetë. Të drejtë vote kanë 6.501.689 votues të regjistruar në 8.255 vendvotime.








