Serbia bëhet me qeveri të re prej 25 ministrive dhe tre pa portofol – Brnabiq mbetet kryeministre

Serbia bëhet me qeveri të re prej 25 ministrive dhe tre pa portofol – Brnabiq mbetet kryeministre

Gjashtë muaj e gjysmë pas zgjedhjeve dhe pesë ditë para afatit, Serbia më në fund u bë me qeveri të re.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan sot me shumicë votash për qeverinë e re të Serbisë.

Për programin e qeverisë votuan 157, zgjedhjen e kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë së Serbisë, 68 ishin kundër, nuk kishte asnjë abstenim dhe 25 nga 225 deputetë të pranishëm nuk votuan.

Debati për propozimin për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë ka zgjatur dy ditë.

Qeveria e re e Serbisë ka 25 ministri dhe tre pa portofol, raporton nova.rs.

Ana Brnabiq është kryeministre për herë të tretë gjersa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se ajo do të jetë në krye të qeverisë për dy vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button