Serhio Ramos, pronar i klubit të famshëm spanjoll!
Serhio Ramos, në partneritet me një fond investimesh, është shumë pranë blerjes së klubit Sevilja. Palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale, ndërsa mbeten për t’u finalizuar vetëm detajet formale.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, do të ishte një kthesë e jashtëzakonshme për klubin andaluzian, pasi një nga legjendat më të mëdha të Sevillas mund të rikthehet në “shtëpi”, këtë herë jo si lojtar, por si pronar.
Aktualisht nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Sevilja FC apo nga vetë Serhio Ramos, por pritshmëritë janë të larta që ditët në vijim të sjellin më shumë qartësi rreth kësaj lëvizjeje që mund të ndryshojë të ardhmen e klubit./Indeksonline/








