Seria A, ndryshon formatin e Superkupës së Italisë

Italia ka vendosur që të ndryshojë formatin e turneut të Superkupës, duke kopjuar modelin spanjoll. Një formulë e cila garanton të ardhura të rëndësishme, pasi shton ekipet pjesëmarrëse në turneun, i cili do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Asambleja e Ligës së Serisë A, ka konfirmuar ndryshimin duke bërë të qartë se do të jenë pjesëmarrëse në këtë turne duke filluar nga edicioni i ardhshëm skuadra kampione dhe nënkampione, ashtu si edhe dy finalistet e Kupës së Italisë.

Kështu, dihet thuajse e sigurt se do të jetë Napoli, që po shkon drejt titullit kampion, ndërsa mbetet të mësohet se kush do të jetë skuadra që kalon nga vendi i dytë në Serinë A.

Nëse një nga dy skuadrat finaliste të Kupës do të jenë në vendin e dytë në Serinë A, atëherë në turneun do të shkojë skuadra e tretë në renditjen e kampionatit.

LEXO EDHE:

Back to top button