Seria A, sonte përballen Inter-Juventus
Seria A, sonte përballen Inter-Juventus

Inter-Juventus përballen sonte duke nisur nga ora 20:45 në kuadër të javës së 23-të të Serie A. Interi është skuadra që Juventusi e ka mundur më së shumti në Serinë A, përkatësisht në 87 ndeshje.
Duelet e tjera kanë përfunduar 46 barazime dhe 48 fitore në favor të Interit. Derbi i Italisë është një ndeshje shumë e rëndësishme, me të dyja skuadrat që duan të marrin maksimumin, pasi janë fuqishëm në garë për titullin e Serie A.