Së paku 28 njerëz janë vrarë nga një sulm me artileri në një ndërtesë në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës. Ministria ruse për Situata Emergjente tha se një fëmijë është në mesin e viktimave. Zyrtarët rus fajësuan Ukrainën duke thënë se sulmi u krye nga artileria ukrainase.
Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar rreth këtij incidenti. Rusia e uzurpoi Lisiçanskun në korrik të vitit 2022, pas disa muajve luftimesh të ashpra.
Prej gati dy vitesh që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, fushëbeteja përgjatë vijës së frontit gati 1.500 kilometra të gjatë, e cila shtrihet nga verilindja e Ukrainës deri në rajonin jugoro-qendror, ka stagnuar pothuajse plotësisht. Të dyja palët kanë kryer sulme me rreze të gjata veprimi këtë dimër, duke përdorur artileri, dronë dhe raketa me rreze të gjata veprimi.








