Seriali më i shikuar “Oborri” edhe në Alsat

Seriali më i shikuar “Oborri” edhe në Alsat

“Oborri”, njëra nga serialet më të njohura turke ndër vite, e cila u gjend edhe në ofertën e Netflix, nga nesër do të transmetohet edhe në Alsat.

“Oborri”, vjen në ekranet e juaja çdo të shtunë dhe të dielë me fillim nga ora 19:45.

Deniz është e ëma e një vajze të mitur, e cila jeton një jetë të pasur, por të palumtur. Ajo është viktimë e dhunës familjare, dhe gjithçka që duron dhe përjeton në shtëpinë e saj është për shkak të vajzës së saj. Në një moment vajza e saj në tentim për ta mbrojtur të ëmën do ta vret të atin e saj me pistoletë. Deniz nuk do të lejoj që vajza e saj të akuzohet për vrasje, dhe tërë fajin do ta merr mbi vete.

Ajo do të përfundoj në burg dhe do të bëj përpjekje që ta gjej veten në atë mjedis të rrezikshëm, duke u përballur me bandat e burgut dhe gardianët e paskrupullt. E rrethuar nga dhuna, intrigat, lufta për pushtet, Deniz do të duhet të luftoj që të shpëtoj jetën e saj, por edhe jetën e vajzës së saj.

LEXO EDHE:

Back to top button