Serie-A ia skualifikon dy lojtarë Interit

Lega Serie A ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar për shtyp vendimet e marra nga Gjykatësi Sportiv, në lidhje me javën e 29-të të kampionatit që sapo përfundoi. Nga këto vendime më së shumti është dëmtuar Interi pasi dyshja Marcelo Brozovic dhe Davide Vastoni nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e së mërkurës kundër Sassuolos, përcjellë KosovaPress.

Këto janë të gjitha vendimet e Gjykatësit Sportiv

Janë katër lojtarë që tashmë janë paralajmëruar dhe skualifikuar për raundin tjetër nga Gjykatësi Sportiv: Bastoni dhe Brozovic të Interit, të cilët do të humbasin ndeshjen e mbetur të së Mërkurës kundër Sassuolos, Cristante i Romës, i cili nuk do të jetë kundër Bolognas dhe Pedro Pereira i Crotone. i cili do të humbasë ndeshjen jashtë fushe me Spezian.

Një paralajmërim dhe një gjobë prej 2,000 eurove edhe për Bernardeschin e Juventusit për simulimin e një kontakti në zonën e penalltisë së kundërshtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button