Sërish aksident me fatalitet në Çair

Sërish aksident me fatalitet në Çair

Një 75 vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup. Sipas MPB-së, ngjarja është raportuar në orën 10:15. Në aksident sipas MPB-së janë përfshirë një automjet Mercedes me targa Shkupit e drejtuar nga 75 vjeçari M.D. dhe një fugon i parkuar “Fiat” me targa Kumanovës, i drejtuar nga H.I. e cila, pas forcës së goditjes ka goditur një kamion të parkuar me targa të Shkupit. Pas ngjarjes, mjeket e urgjencës kanë konstatuar vdekjen e M.D. 75 vjeçar ndërsa nga MPB shtojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button