Kosova lëshon fletarrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte
Kosova lëshon fletarrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë, për krime lufte kundër popullatës civile.
Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmuan për KosovaPress nga ky institucion.
Radoiçiq, si pjesë e një grupi serbësh, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë.
Milan Radoiçiq tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Radoiçiq – i kërkuar edhe nga INTERPOL-i, besohet se ndodhet i lirë në Serbi.