VIDEO / Serish Lionel Mesi, Argjentina mund Ekuadorin

Kampioni i botës, Argjentina ka shënuar fitore përballë Ekuadorit me rezultat minimal 1:0.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror të vitit 2026 dhe ndeshja e parë zyrtar e Argjnetinës, pas triumfit në Katar 2022. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lionel Mesi.
Hate Messi at your own risk. What a free kick!
— Manuel🇺🇸 (@manuel_UtD) September 8, 2023
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, realizoi gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 78-të të ndeshjes.