Sërish përshpejtim i rritjes së çmimeve të konsumit

Rritja e çmimeve të konsumit u rrit sërish në shtator në SHBA, e nxitur nga çmimet e ushqimit dhe banesave, por edhe nga çmimet e energjisë, që vazhdojnë të rriten.

Në shtator, inflacioni u përshpejtua në 0,4 për qind gjatë një muaji, nga 0,3 për qind në gusht, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI), i publikuar nga Departamenti i Punës dhe ndërsa pritej nga analistët që të ishte i qëndrueshëm.

E krahasuar me shtatorin 2020, çmimet janë rritur me 5,4 për qind, më shumë se rritja prej 5,3 për qind nga viti në vit, e parë në gusht.

“Indekset e ushqimit dhe strehimit u rritën në shtator dhe, së bashku, kontribuan në më shumë se gjysmën e rritjes, gjatë një muaji”, detajoi Departamenti i Punës në njoftimin për shtyp.

Çmimet e energjisë janë rritur 1,3 për qind nga një muaj më parë.

Efekti i variantit Delta, që ngadalësoi rritjen amerikane këtë verë, ndihet në shifra, me çmimet e ushqimit në dyqane të rritura me +1,2 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e biletave të aeroplanit kanë rënë, ashtu si ato të veshjeve, por edhe të makinave të përdorura.

Vështirësitë globale të furnizimit, të cilat kanë shkaktuar vonesa dhe mungesa për muaj, gjithashtu vazhdojnë të rrisin disa çmime, përfshirë ato të makinave të reja dhe orendive shtëpiake.

FMN parashikon një ngadalësim të çmimeve të energjisë “deri në fund të tremujorit të parë” në 2022 dhe, globalisht, sheh një rritje të inflacionit në fund të vitit 2021, para se të stabilizohet nga mesi i vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button