Sërisht goditet Reali, tjetër munges ndaj Atalantas

Nuk ka ‘paqe’ për momentin te skuadra e Real Madridit. Pavarësisht fitores 2 – 0 kundër Valencias, trajneri Zidan tani duhet të shikojë opsionet pasi një tjetër yll është lënduar. Këtë herë Karvahall u detyrua të largohet nga fusha dhe zëvendësohet me LuKas Vazkez pas lëndimit që pësoi në muskuj. Shkaku i lëndimit të fundit, thuhet se spanjolli do i bashkohet listës së lojtarëve të lënduar që do humbasin sfidën kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” do jenë pa yjet si Marselo, Serhio Ramos dhe Hazard, derisa Rodrigo, Valverde, Militao dhe Odriozola mbeten në dyshime. Sa i përket Hazard, vendimi përfundimtar do t’i takojë Zidanit, që më shumë preferon të mos e nxitojë rikthimin e sulmuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button