Mesfushori spanjoll, Isko Alarkon mund të transferohet te Sevilja. Isko vazhdon të ketë probleme te Real Madridi për shkak se nuk po arrin ta gjejë vetën në formacionin startues. Probleme kishte edhe në kohën e ish-trajnerit Zinedin Zidan, ashtu vazhdon të jetë edhe nën drejtimin e Karlo Ançelotit.
Sipas mediave spanjolle, Isko mund t’i bashkohet Sevillas, ku besohet se mund të jetë një pikë kthese për spanjollin, pasi trajneri aktual i Seviljës, Zhulien Lopetegi, e admiron atë. Mbetet të shihet nëse Isko vendos të largohet apo do të qëndrojë te ‘mbretërit’.








