Sevilja ndal Atletikon dhe rihap garën për titull në La Liga

Skuadra e Seviljës rihapi garën për titullin kampion në La Liga, pasi që mundi minimalisht skuadrën lidere të Spanjës, Atletiko Madridin me 1-0.

 

 

Pjesa e parë ishte interesante me lojë që më së shumti zhvillohej në mesfushë, derisa Sevilja kishte rastin e artë nga pika e bardhë, por Okampos nuk ia doli të mposht Oblakun në minutën e 8-të. Mirëpo gjërat u ndryshuan në pjesën e dytë, kur vendasit shënuan golin e vetëm në këtë përballje, me çka iu afruan kualfikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Akunja ishte autor i golit të vetëm në këtë përballje pas asistim perfekt të Hesus Navasit.

Skuadra e Diego Simeone ende mban kreun me 66 pikë, por tani 3 pikë më shumë se rivali lokal Real Madrid, derisa Barcelona renditët në pozitën e tretë me 62 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button